• e shtunë, 29 qershor 2024

Temperaturat e mëngjesit nga 12 deri në 19 gradë, kryesisht reshje shiu në Demir Kapi

Temperaturat e mëngjesit nga 12 deri në 19 gradë, kryesisht reshje shiu në Demir Kapi

Shkup, 3 qershor 2024 (MIA) - Mëngjesin e sotëm temperatura në vend prej 12 gradë është matur në Lazaropole, Kodrën e Diellit dhe Hanet e Mavrovës. Siç njoftoi DPHM-ja, pason Berova me 13 gradë, 15 në Kriva Pallankë, Ohër, 16 Manastir, Pretor, Dibër, Tetovë, 17 në Shkup-Petrovec, Demir Kapi, Strumicë, Krushevë, Vinicë, 18 në Prilep, Shtip, Dojran, Shkup - Zajçev Rid dhe 19 gradë në Kumanovë, Veles, Kavadar dhe në Gjevgjeli. 

Më shumë reshje në 24 orët e fundit deri në orën 08:00 prej 10 l/m2 ka në Demir Kapi, 7 në Vinicë, 5 Gjevgjeli, 3 Radovish - Pozhar, 2 Kavadar dhe 1l/m2 në Shtip, Dojran dhe në Krushevë.

Moti sot është pjesërisht i vranët me reshje lokale të shiut dhe bubullima, ndërsa në vend të kësaj proceset do të jenë në formë stuhie me reshje të forta shiu (sasi më e madhe për një kohë të shkurtër), erë e fortë dhe paraqitje e breshërit. Sot do të fryjë erë e fortë nga drejtimi jugor veçanërisht në Pellagoni dhe në pjesën verilindore të vendit. Temperatura maksimale do të jetë në interval nga 28 deri 34 gradë. 

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të pjesshme me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. Në disa pjesë të luginës do të mbajë mot i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë e fortë. Temperatura maksimale do të arrijë 31 gradë. qa/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR