• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Ardian Demiri dhe Vedat Salihi e kanë kaluar filtrin e Komisionit për anëtarë të Këshillit të prokurorëve publikë

Ardian Demiri dhe Vedat Salihi e kanë kaluar filtrin e Komisionit për anëtarë të Këshillit të prokurorëve publikë

Shkup, 4 nëntor 2024 (MIA) - Anëtarët e Komisionit të Kuvendit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve pasdite dhanë përkrahje që Ardian Demiri, avokat nga Struga dhe Vedat Salihi, jurist i diplomuar me provim të jurisprudencës nga fshati Haraçinë të zgjedhen për anëtarë të Këshillit të prokurorëve publikë.

Kryetari i Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, Gjorgjija Sajkovski kumtoi se në shpalljen në afatin e paraparë ligjor janë paraqitur tre kandidatë për këtë funksion. Potencoi se Kuvendi ka kryer zgjedhje të dy anëtarëve të Këshillit të prokurorëve publikë nga pjesëtarët e bashkësive, të cilët nuk janë shumicë.

Deputeti i "Frontit Evropian", Sali Murati kërkoi nga Sajkovski t'i thotë të gjitha kushtet, të cilat duhej të plotësohen nga kandidatët që të bëhen anëtarë të Këshillit të prokurorëve publikë, pasi, siç tha, kanë njohuri se një pjesë e kandidatëve nuk kanë kushte formale juridike, posaçërisht për stazhin prej 15 viteve. Kërkoi që t'u tregohen dokumentet për stazhin e kandidatëve.

Pas kësaj, Sajkovski propozoi që kjo pikë të anulohet për seancën e ardhshme të Komisionit, në çka reagoi deputeti i koalicionit "Vlen", Riad Shaqiri, i cili kërkoi që të mos anulohet seanca. Sajkovski tha se nevojiten konsultime shtesë një apo dy ditë për këtë pikë.

Sajkovski tha se lidhur me dyshimet, të cilat i ka parashtruar për kandidatin Vedat Salihi se a i plotëson kushtet, tha se kandidati me kohë i ka dorëzuar të gjitha materialet, të cilat janë të nevojshme që të zgjedhet për anëtar të Këshillit të prokurorëve publikë.

Anëtarët e Komisionit po ashtu në seancën e sotme e votuan Malinka Nikoliq për kryetare të Komisionit për mbrojtje të konkurrencës.

U konfirmua edhe Vendimi për emërimin e anëtarëve të Komisionit të Agjencisë për komunikime elektronike. Nga 19 kandidatët për anëtarë të Komisionit të Agjencisë, filtrin e Komisionit e kaluan Ankica Tërpkovska, administratore e diplomuar publike nga Shkupi, Admirim Aliti, i diplomuar për shkenca kompjuterike dhe doktor i shkencave kompjuterike nga Kumanova, Orce Simov, inxhiner i diplomuar elektro-teknik nga Dellçeva, Angelinka Dineska, inxhiniere e diplomuar për shkenca kompjuterike nga Manastiri dhe Naser Ademi, ekonomist i diplomuar nga Shkupi.

Në kuadër të kësaj seance u konfirmua edhe Vendimi për emërimin e kryetarit, nënkryetarëve dhe anëtarëve të Këshillit kombëtar për eurointegrime. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR