• e diel, 22 dhjetor 2024

Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve i votoi propozim-kandidaturat për anëtarë të Këshillit të ASHMAA-së

Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve i votoi propozim-kandidaturat për anëtarë të Këshillit të ASHMAA-së

Shkup, 4 nëntor 2024 (MIA) - Komisioni i Kuvendit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve pasdite në seancë e votoi listën e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale. Në konkursin publik janë paraqitur 31 kandidatë, por një kandidat e ka tërhequr kandidaturën. Kandidatët e paraqitur do të luftojnë për shtatë vende në Këshillin e ASHMAA-së. Nga 30-të kandidatët e paraqitur, Komisioni votoi se 24 i plotësojnë kushtet, ndërsa gjashtë nuk i plotësojnë kushtet në konkursin publik, pasi që, siç tha kryetari i Komisionit të Kuvendit, Gjorgjija Sajkovski, nuk kanë parashtruar çertifikatë për shtetësi, që ka qenë një nga kushtet.

Kandidatët të cilët i kanë plotësiar kushtet, në debat publik do të prezantohen dhe do të përgjigjen në pyetjet e parashtruara nga ana e deputetëve.

Kushtet për anëtar të ASHMAA-së i plotësojnë Sasho Stefanovski, Nafie Selmani, Dragica Ljubeska, Mile Boshnjakovski, Petar Gjurovski, Emilia Petreska Kamenjarova, Shaban Dalipi, Andriana Skerlev Çakar, Llazo Petrushevski, Zoran Fidanoski, Arben Saiti, Emilia Janevska, Davor Bashoski, Daut Dauti, Gordana Majnova, Viktor Pavllovski, Vlladimir Gjorgjievski, Elena Stojkovska, Zërijeta Hajro Jajaga, Cvetanka Minovska, Viktor Grozdanov, Stojançe Naumov, Afrona Verzivoli dhe Boris Arsov.

Nuk i kanë plotësuar kushtet këta gjashtë kandidatë - Marijanço Tanushevski, Dimitar Micev, Darko Stefanovski, Selfer Ajdini, Violeta Simova Bilbilovska dhe Vlladimir Kërsteski.

Në fillim të seancës, deputetja e Frontit Evropian, Ilire Dauti akuzoi se shumica e kandidatëve të paraqitur janë anëtarë të Këshillit të ASHMAA-së dhe janë të njohur për opinionin dhe të involvuar në organe ose parti politike. Ajo e braktisi seancën e Komisionit, pasi, siç tha, nuk dëshiron të merr pjesë në partizimin e këtij institucioni, i cili duhet të jetë i pavarur.

Anëtarët e Komisionit e kanë konfirmuar Propozim-listën për anëtarë të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve. Filtrin e Komisionit e kanë kaluar dy kandidatët e paraqitur - Angellço Ristov nga Dellçeva, jurist i diplomuar, magjistër për të drejtë administrative dhe administratë publike dhe Svetllana Karapetrova nga Tetova, ekonomiste e diplomuar, magjistre e ekonomise, financave, kontabilitetit djhe revizionit. bsh/

Foto: Printskrin nga video

QËNDRONI TË LIDHUR