• e diel, 14 korrik 2024

Temperatura të larta, deri në fund të javës së ardhshme fazë portokalli

Temperatura të larta, deri në fund të javës së ardhshme fazë portokalli

Shkup, 13 korrik 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të vogla mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare veriore. Padite në pjesët e skajshme perëndimore do të ketë kushjte për reshje të shkurtëra të rrëmbyeshme të shiut. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 14 deri 22 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 34 deri 42 gradë. UV indeksi do të jetë 10. 

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla lokale. Temperatura minimale do të zbresë deri 19, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 42 gradë.

Në ditët në vijim, sipas DPHM-së, do të vazhdojë periudha e motit me diell dhe shumë të nxehtë me temperaturë ditore e cila çdokund do të jetë mbi 30 gradë Celsius, ndërsa vende-vende do të tejkalojë 40 gradë, për ç’shkak deri në fund të javës së ardhshme do të aktivizohet niveli portokalli për rrezik nga temperaturat e larta. Të dielën deri në orët e pasdites në pjesët perëndimore do të ketë dukuri lokale të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. ab/

Foto: МIА arkivi 

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR