• e hënë, 23 dhjetor 2024

MPJ: Për udhëtimin e djalit të Mickoskit nuk janë shpenzuar mjete nga buxheti i shtetit

MPJ: Për udhëtimin e djalit të Mickoskit nuk janë shpenzuar mjete nga buxheti i shtetit

Shkup, 14 korrik 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme sot përmes kumtesës i hodhi poshtë pohimet e LSDM-së të cilët kërkua nga kryeministri Hristian Mickoski të tregojë nëse në shpenzim shtetëror në SHBA dhe t'i pulbikojë llogaritë private për biletën dhe shpenzimet e djalit.

"Njëherit, do të dëshironim ta informojmë opinionin se, delegacioni i Samitit të NATO-s ishte saktë i caktuar nga ana e Aleancës dhe ai numëronte gjithsej 21 anëtarë, në pajtim me protokollet e NATO-s. Më pas, potencojmë se Jovan Mickoski, djali i kryetarit të Qeverisë, Hirstian Mickoski nuk ishte një prej anëtarëve të delegacionit, edhe pse kryetri Mickoski pati ftesë për sshoqërues nga një anëtar i familjes", thuhet në reagimin nga Ministria.

Njëkohësissht, informojnë se për udhëtimin e Jovan Mickoksit nuk janë shpenzuar mjete nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Theksojnë se për të gjitha informatat shtesë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme mbetet e hapur për opinionin.

null

Pasi që LSDM kërkoi nga kryeministri Hristian Mickoski të tregojë nëse në shpenzim të shtetot në SHBA e ka marrë djalin dhe pas reagimit nga VMRO-DPMNE, nga LSDM kërkojnë ai t'i publikojë llogaritë private për biletën dhe shpenzimet e djalit.

Nga VMRO-DPMNE paraprakisht u përgjigjën se djali i Mickoskit nuk ka qenë pjesë e delegacionit zyrtar dhe se të gjitha shpenzimet janë shlyer privatisht nga fmailja e Mickoskit. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR