• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gerapetritis: Kreu i ri politik dhe shtetëror i Maqedonisë së Veriut në mënyrë sistematike e shkelë Marrëveshjen e Prespës

Gerapetritis: Kreu i ri politik dhe shtetëror i Maqedonisë së Veriut në mënyrë sistematike e shkelë Marrëveshjen e Prespës

Athinë, 14 korrik 2024 (MIA) - Qëndrimin se "kreu shtetëror i Maqedonisë së Veriut në mënyrë sistematike e shkelë Marrëveshjen e Prespës", e shprehi ministri grek i Punëve të Jashtme, Jorgo Gerapetritis në deklaratën me shkrim për edicionin e sotëm të gazetës "To Vima" me rastin e përfundimit të Samitit të NATO-s, duke thënë se në takimin e Aleancës është përmendur edhe nevoja për t'u respektuar Marrëveshja, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Shefi i diplomacisë greke theksoi se "Greqia paraqet shtyllë të stabilitetit në rajonin më të gjerë të Mesdheut lindor, duke e sendërtuar dukshëm kapitlain e vet diplomatik falë politikës së jashtme parimore që e zbaton".

"Pala greke e theksoi çështjen për vendosmërinë e të gjitha anëtareve të NATO-s ndaj së drejtës ndërkombëtare dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, që e paraqesin bazën e arkitekturës globale të sigurisë. Theks të posaçëm pati në respektimin e detyrueshëm dhe të besueshëm të Marrëveshjes së Prespës, bërthamën e së cilës në mënyrë sistematike po e shkelë kryesia e re politike dhe shtetërore e Maqedonisë së Veriut", thotë Gerapetritis në deklaraëtn me shkrim për gazetën.

Paralelisht theksoi se në konferencën jubilare të NATO-s "u shfaq bindja se Aleanca veriatlantike kryen punë të rëndësishme për stabilitetin dhe prosperitetin, duke kontribuuar për sigurinë dhe paqen në botë", qëndrim, sipas të cilit atë e ndajnë jo vetëm anëtaret e Aleancës, por edhe përfaqësuesit e BE-së.

Gerapetritis nesër, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë do t'i informojë liderët dhje përfaqësuesit e partive politike që janë pjesë e Parlamentit për temat lidhur me politikën e jashtme. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR