• e hënë, 15 korrik 2024

Koalicioni VLEN formoi trup ekzekutiv për koordinim politik

Koalicioni VLEN formoi trup ekzekutiv për koordinim politik

Shkup, 14 korrik 2024

Sot u mblodh Trupi Koordinues Politik i VLEN-it i formuar nga 9 përfaqësues të koalicionit. Ky organ ekzekutiv është rezultat i vullnetit të fortë politik mes liderëve të partive që janë pjesë e koalicionit VLEN për integrim gradual të brendshëm me qëllim rritjen e efikasitetit në realizimin e premtimeve parazgjedhore dhe veprimin e përbashkët politik të sinkronizuar. 

Ne dëgjojmë kërkesat dhe pritshmëritë e votuesve. Vullneti i tyre është që VLEN të bëhet simbol i bashkimit kombëtar të shqiptarëve. Andaj ju njoftojmë se hapi i radhës është promovimi i Komisionit të koalicionit për çështjet e zgjedhjeve, emërimeve dhe mbikëqyrjes së zbatimit të politikave, pastaj Qendra e përbashkët për komunikim me publikun dhe emërimin e një zëdhënësi të koalicionit. VLEN po rritet në një faktor politik që punon ekskluzivisht në interes të një të ardhmeje të sigurt për shqiptarët. Ky proces ka nisur dhe nuk ka të ndalur. Synimi ynë është që VLEN të rritet në një lëvizje politike rajonale që do të fokusohet në adresimin e nevojave të shqiptarëve duke zbatuar hapa real politik.

Koalicioni "VLEN"

________________________________________________________________________

MIА këto tekste i publikon në formë integrale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre

QËNDRONI TË LIDHUR