• e enjte, 04 dhjetor 2025

Temperatura rekorde të larta në Kinë dhe Japoni

Temperatura rekorde të larta në Kinë dhe Japoni

Pekin, 23 korrik 2025 (MIA) - Kina paralajmëroi për ndërprerje të mundshme të furnizimit me energji elektrike për shkak të temperaturave rekorde të larta që e kapluan një pjesë të madhe të vendit, me ç'rast autoritetet i bënë thirrje popoullatës më të moshuar të ndërmarrë masa për mbrojtje nga vala e të nxehtit.

Autoritetet energjetike kumtuan se konsumi i rritur në mënyrë drastike krijon presion shtesë ndaj rrjetit elektro-distributiv. Javën e kaluar, konsumi për herë të parë tejkaloi 1,5 miliardë kilovat-orë, që është rekordi i tretë vetëm gjatë korrikut, muaj në të cilin ishte shspallur edhe alarmi i parë nacional për rreziqe shëndetësore lidhur me valën e të nxehtit.

"Temperaturat e larta do të ndikojnë ndaj prodhimit dhe distribuimit të energjisë elektrike", deklaroi zëdhënësi i shërbimit meteorologjik Çeng Huej, duke shtuar se moti i nxehtë do ta ulë efikasitetin e energjisë hidroelektrike dhe solare.

Autoritetet planifikojnë t'i informojnë me kohl kompanitë energjetike për masa të mundshme, duke përfshirë edhe ulje të konsumit në valën e të nxehtit dhe shpërndarje të energjisë mes rajoneve.

Nga mesi i marsit, numri i ditëve me temperatura mbi 35 gradë Celsius është më i madh, prej se mbahen evidencat, theksoi zëvendësdrejtori i Qendrës nacionale klimatologjike, Xhia Sjaolun. Në dy javët e fundit, 152 stacione nacionale meteorologjike janë matur temperatura mbi 40 gradë, prej të cilave në një stacion në Sinxhijang janë matur madje 48,7 gradë. Xhia paralajmëroi se gushti mund të jetë i njejtë apo madje edhe më ekstrem nga vitet e kaluara.

Banorët, posaçërisht të rriturit, janë thirrur të qëndrojnë në a,biente të mbyllura, ndërsa punëtorët në ambiente të hapura t'i kufizojnë aktivitetet në, siç ishte shkruar, "kushte saune".

Temperatura rekorde janë matur edhe në ishullin verior japonez Hokaido. Tetë qytete dhe një qark kanë paraqitur temperatura më të larta që prej vitit 1977, kur ka filluar matja zyrtare.

Në komunën Bihoro, temperatura arriti 38,2 gradë. 2I paralajmëruam qytetarët për rrezik nga goditja e të nxehtit përmes ueb-faqeve tona dhe rrjeteve sociale", deklaroi Rjo Nakaçi, përfaqësues nga qyttei i afërt Kitami. Autoritetet lokale hapën "qendër për ftofje" për banorët, prej të cilave shumica nuk kanë pajisje ftohëse në shtëpi.

Sipas shërbimit japonez meteorologjik, i nxehti është rezultat i kombinimit nga qielli i kthejllët, rrymimet e ngrohta ajrore nga Kina dhe erërat e thata. Muajin e kaluar, Japonia e shënoi qershprin mëtë nxehtë në histori, që ndërlidhet me ndryshimet klimatike.

Ministria e Mjedisit Jetësor e Japonisë sot paralajmëroi për rrezik të lartë nga goditjet e të nxehtit për pjesën më të madhe të vendit, përfshirë edhe për gjysmën e Hokaidos. Temperatura më e lartë e matur deri më tani në ishull mbetet 39,5 gradë, e regjistruar në maj të vitit 2019. ab/

fotо: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR