• e premte, 21 shkurt 2025

Temperatura në minus kudo, mbi zero vetëm në Demir Kapi dhe Gjevgjeli

Temperatura në minus kudo, mbi zero vetëm në Demir Kapi dhe Gjevgjeli

Shkup, 19 shkurt 2025 (MIA) – Më ftohtë sot në mëngjes është në Kodër të Diellit me -12 gradë, -9 është në Hanet e Mavrovës, -8 në Krushevë, -6 në Berovë, -5 në Kriva Pallankë, -4 në Prilep, -3 në Shtip dhe Vinicë, -2 në Tetovë, Ohër dhe Manastir, -1 në Shkup, 0 në Veles, Kavadar, Strumicë, ndërsa mbi zero është vetëm në Demir Kapi me 1 dhe në Gjevgjeli 2 gradë, njoftoi DPHM. 

Shtresa e borës në Kodër të Diellit është 32 centimetra, ndërsa në Hanet e Mavrovës është shtatë centimetra. 

Moti sot në mëngjes është i ndryshueshëm me vranësira, ndërsa gjatë ditës do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare më e madhe në pjesën perëndimore. Do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme veriore, në disa vende përgjatë Vardarit me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 0 deri 8 gradë. 

Në Shkup në mëngjes kryesisht vranët, gjatë ditës vranësirat do të ulen. Do të fryjë erë mesatare, në disa pjesë të luginave dhe veçanërisht në vendet më të larta erë e fuqishme veriore. Temperatura maksimale do të arrijë deri 6 gradë. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR