• e premte, 21 shkurt 2025

Bursa për studim dhe avancim profesional në institucionet e larta arsimore në Republikën e Kroacisë për vitin akademik 2025/2026

Bursa për studim dhe avancim profesional në institucionet e larta arsimore në Republikën e Kroacisë për vitin akademik 2025/2026

Shkup, 20 shkurt 2025 (MIA) -  Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton për mundësinë për marrjen e bursës për studim dhe avancim profesional në institucionet e larta arsimore në Republikën e Kroacisë për vitin akademik 2025/2026.

Afati i fundit për dorëzimin e fletëaplikimeve është 20 mars 2025 (në version të letrës) në arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Republikën e Maqedonisë së Veriut Rr. "Shën Qirili dhe Metodi" nr, 54 1000 Shkup.

Në shpalljen  e MASH-it janë theksuar edhe detajet e aplikimit, ndërsa informacionet më të hollësishme për kriteret dhe kushtet për realizimin e të drejtës së bursës gjendet në : https://www.ampeu.hr/files/Call_for_Applications_Croatia_2025_2026.pdf https://en.ampeu.hr/open-calls/scholarships-of-the-republic-of-croatia-call-for-applications-for-the-academic-year-2025-2026. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR