Ministrja Bozhinovska për vizitë në Byronë për metrologji
- Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale, Sanja Bozhinovska e ka vizituar Byronë për Metrologji, e cila është në përbërje të Ministrisë, me qëllim që të njoftohet me aktivitetet vijuese dhe sfidat e këtij institucioni, me ç'rast ka pasur takim me drejtorin e Byrosë, Sedat Rushani dhe të punësuarit në laboratoret.

Shkup, 20 shkurt 2025 (MIA) - Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale, Sanja Bozhinovska e ka vizituar Byronë për Metrologji, e cila është në përbërje të Ministrisë, me qëllim që të njoftohet me aktivitetet vijuese dhe sfidat e këtij institucioni, me ç'rast ka pasur takim me drejtorin e Byrosë, Sedat Rushani dhe të punësuarit në laboratoret.
Byroja është e angazhuar për egzaminim të cilësisë së karburantit, arit, verifikimit të ujëmatësve, njehsorëve të energjisë elektrike dhe ngrohjes, homologimit të automjeteve dhe të tjera.
"Një nga temat kryesore të bisedë ka qenë mbajtja dhe zhvillimi i etalonëve nacionalë dhe materialet e certfiikuar referentë, të cilët janë me rëndësi thelbësore për sigurimin e matjes së saktë në industri të ndryshme dhe hulumtime shkencore. Ministrja theksoi se Ministria do të vazhdojë ta mbështesë modernizimin e laboratoreve dhe pajisjes së Byrosë, me qëllim që të sigurojë harmonizim me standardet ndërkombëtare dhe konurrencën e produkteve vendore në tregun global", njoftoi Ministria.
Është diskutuar rëndësia e mbikëqyrjes inspektuese mbi përdorimin e njësive matëse ligjore dhe kalibrimi i instrumenteve matëse, si dhe nevoja e edukimit dhe trajnimit të vazhdueshëm të stafit të Byrosë.
"Ministrja Bozhinovska theksoi se matjet e sakta dhe të besueshme janë bazë për zhvillimin ekonomik dhe mbrojtjen e konsumatorëve dhe se Ministria do të bëjë përpjekje për të forcuar kapacitetet e Byrosë për Metrologji. Gjatë bisedimeve, ministrja kërkoi raport të detajuar mbi aktivitetet e deritanishme të Byrosë, përfshirë sfidat me të cilat përballet institucioni. Ajo theksoi se është e nevojshme të identifikohen dhe adresohen të gjitha parregullsitë apo pengesat e mundshme që mund të ndikojnë në efikasitetin e punës së Byrosë, thuhet në komunikatë
Ministrja Bozhinovska e ka potencuar rëndësinë e transparencës dhe llogaridhënies në punën e të gjitha institucioneve nën kompetencë të Ministrisë dhe ka shprehur pritje se Byroja për metrologji "do të vazhdojë me përkushtimij e saj drejt mbajtjes së standardeve të larta në punën e saj dhe do të ndërmerre masa adekuate për tejkalimin e të gjitha sfidave të identifikuara. mb/
Foto: Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale