• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tasevski: Jam në dispozicion për të gjitha institucionet dhe revizionet, me dokumentime dhe trajnime adekuate

Tasevski: Jam në dispozicion për të gjitha institucionet dhe revizionet, me dokumentime dhe trajnime adekuate

Shkup, 10 janar 2024 (MIA) - Kryetari i Sindikatës profesionale të kontrolluesve të fluturimit, Aleksandar Tasevski në kumtimin në Fejsbuk thekson se pas insinuatave për punësime familjare dhe nepotizëm në M-NAV, qëndron në dispozicion të të gjitha institucioneve dhe revizioneve, me dokumentime adekuate, licenca dhe trajnime, të kryera jashtë vendit dhe tek ne.

Tasevski thekson se kryetar i SPKF-së, por njejtë edhe si i punësuar në M-NAV si institucion i lartë profesional, i prëshëndetë hapat e Qeverisë, siç shkruan, të "krihen" punësimet dhe me vetë atë edhe puna e deritanishme e M-NAV-it, duke treguar se kjo në të vërtetë edhe ishin kërkesat e sindikatës deri më tani.

I falënderohet kryeministrit Kovaçevski, që, siç thekson, dikush më në fund i dëgjoi kërkesat tona me seriozitet, dhe jo si në të kaluarën, e tërë kjo të mbetet në premtime të kota.

Si pjesë nga shtresa e kontrolluesve të fluturimit, shton ai, arrita, dhe akoma insistoj të ndihmoj me dijen time të prëfituar, ta përsosi profesionin, veten e madje edhe kompaninë, duke marrë pjesë mu në fillimet kur M-NAV i mori hapat e parë si kompani.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski paraprakisht në përgjigje të pyetjes së gazatarëve tha se me M-NAV duhet të merret më seriozisht jo vetëm Qeveria, por edhe Eurokontrolli sepse ata janë në sistemin e Eurokontrollit dhe financimi i tyre është prej atje.

Lidhur me atë se ka zëra se kandidati i ri për drejtor në M-NAV është nip i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, Kovaçevski tha se nuk e din se nipi i kujt është dhe se 25 vite është kontrollues i fluturimit.

Pas incidentit të 4 janarit me hyrjen në objektin e Kontrollit të fluturimit dhe sulmit ndaj të punësuarve, që ndodhën pas reagimeve dhe kontestimeve nga Sindikata për zbatimin e konkursit të fundit për punësim dhe punë të kryesisë së M-NAV-it, Qeveria dje dha udhëzime që këshilli mbikëqyrës i M-NAV-it t'i shkarkojë kryetarin de Këshillit drejtues të M-NAV-it, Fahrudin Hamidi dhe drejtorin ekzekutiv të sektorit në M-NAV, Ljube Stamenkovski, ndërsa në vendet e tyre t'i emërojë Hekuran Asanin, përkatësisht Millan Koraqin. Njëherit, Qeveria i rekomandoi Agjencisë për aviacion civil të vazhdojë me aktivitetet e filluara të cialt dalin nga mbikëqyrja e zbatuar inspektuese për konstatimin e gjendjeve rreth sigurisë së komunikacionit ajror dhe për të njejtën ta informojë minsitrinë e resorit dhe Qeverinë. Gjithashtu e angazhoi Inspekltoratin e punës të kryejë mbikëqyrje të jashtëzakonshme  inspektuese për punën e organizatave sindikaliste në suaza të "M-NAV" SHA - Shkup. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR