• e enjte, 05 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Tarifat e Trampit i kanë rrëzuar bursat në mbarë botën. Uollstrit dhe Azia me aksione në nivelin më të lartë

Tarifat e Trampit i kanë rrëzuar bursat në mbarë botën. Uollstrit dhe Azia me aksione në nivelin më të lartë

Uashington, 9 prill 2025 (MIA) - Në pajtim me vendimin e presidentit të SHBA-së, Donald Tramp, sot ka hyrë në fuqi një set i ri i tarifave, të cilët prekin rreth 60 vende, me fokus të veçantë Kinën.

Këto masa kanë shkaktuar protesta serioze në tregjet financiare globale, me ç'rast çmimet e aksioneve kanë rënë dukshëm në Azi, ndërsa Uolls strit ka rënë në nivelin më të ulët për një vit.

Në bursat aztiatike, indeksi MSCI në aksionet aziatiko-paqesore këtë mëngjes ishte minus për pothuajse 2 për qind. Indeksi japonez ka rënë për më shumë se 4 për qind, ndërsa indekset në Hong-Kong, Korenë Jugore dhe Australi kanë rënë mes 1,6 dhe 1,9 për qind. Edhe pse bursat kineze në Shangaj kanë shënuar rritje të ulët, investitorët janë tronditur qartë nga vendosje e tarifave shtesë.

Trazirat e tregut u përhapën në Evropë dhe SHBA. Fjuçers indekset në Evropë dhe në Uollstrit kanë hyrë në zonën e kuqe, me ç'rast fjuçersit e EuroStoks 50 kanë rënë mbi 3,5 për qind, ndërsa Nasdag dhe S&P 500 kanë shënuar rënie prej mbi 1,5 për qind.

Në Uoll strit, të gjithë indekset kryesore kanë shlnuar rënie. Indeksi S&P 500 ka rënbë për 1,57 për qind, duke arritur nivelin më të ulët që nga prilli i vitit të kaluar, ndërsa Nasdag humbi 2.15 dhe Daun Xhons 0,84 për qind. Indeksi S&P 500 është tani 19 për qind nën nivelin e tij rekord në shkurt. Që nga e mërkura e kaluar, kur Trampi njoftoi tarifa shtesë, ky indeks ka humbur më shumë se 12 për qind, duke përfaqësuar një humbje në vlerën e tregut të kompanive dhe bankave prej rreth 5.8 trilionë dollarësh.

Ndërkohë, banka qendrore e Kinës lejoi që huani të binte në nivelin e tij më të ulët që nga shtatori i vitit 2023, të cilin Trampi e përdori për të akuzuar Pekinin për manipulim të monedhës. Pavarësisht kësaj, ai shprehu besim se Kina në fund të fundit do të kërkonte marrëveshje.

Kanë reaguar gjithashtu negativisht edhe tregjet e naftës - çmimi i një fuçie naftë të papërpunuar në tregun e Londrës ka rënë për 4,14 për qind, në 60,25 dollarë, ndërsa rënie prej 4,55 për qind është regjistruar në tregun amerikan, në 56,90 dollarë.

Ndërsa tregjet amerikane dhe aziatike të aksioneve po bien, tregjet evropiane të aksioneve shënuan dje një rritje të fortë - investitorët shpresojnë që negociatat midis SHBA-së dhe Bashkimit Evropian për tarifat mund të sjellin një rezultat pozitiv. Indeksi FTSE i Londrës është rritur për 2.71 për qind, DAX i Frankfurtit me 2,48 për qind dhe CAC i Parisit për 2,50 për qind. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR