• e shtunë, 31 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Taravari uron fitoren e Mercit dhe CDU-CSU: Një fitore e mrekullueshme për një Evropë më të fortë!

Taravari uron fitoren e Mercit dhe CDU-CSU: Një fitore e mrekullueshme për një Evropë më të fortë!

Shkup, 24 shkurt 2025

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka përgëzuar fitoren e Fridrih Mercit dhe koalicionit CDU-CSU në zgjedhjet e fundit. Përmes një postimi në Fejsbuk, Taravari e cilësoi këtë si një arritje të madhe që reflekton drejtimin e ri që po merr Evropa. 

"Duke përdorur fjalët e tij, kjo ishte një fushatë e mrekullueshme, por sidomos një fitore e mrekullueshme që kthen përgjigje shumë të mëdha për drejtimin që po merr Evropa! Një Evropë ndryshe! Një Evropë më e fortë!", shkroi ai.

Taravari ka shprehur mbështetjen e tij për një Evropë më të fortë dhe më të unifikuar, duke vënë theksin te rëndësia e kësaj fitoreje për të ardhmen e kontinentit.

______________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

QËNDRONI TË LIDHUR