• e martë, 25 qershor 2024

Taravari sot do të nënshkruajë vendime për shkarkim të drejtorëve ekonomik në Qendrën klinike

Taravari sot do të nënshkruajë vendime për shkarkim të drejtorëve ekonomik në Qendrën klinike

Shkup, 24 qershor 2024 (MIA) - Ministri i ri i Shëndetësisë, Arben Taravari paralajmëroi se sot do të fillojë me shkarkimin e drejtorëve ekonomiknë Qendrën klinike "Nëna Terezë" të cilëve u ka skaduar mandati dhe se procedura do të vazhdojë edhe për të tjerët të cilët kryejnë funksion të këtillë, por pasi që të bëhen ndryshimet e nevojshme ligjore.

"U.d. drejtorë ekonomik janë 14, tashmë dhashë urdhër në Ministri, unë do të shkoj në Shtip, ta shohim spitalin atje, kthehem për t'i nënshkruar. Sot shkarkohen një numër i caktuar i drejtorëve ekonomik të cilëve u skadon mandati u.d. diku deri nga mesi i korrikut. Të gjithë do të shkarkohen. Ata që janë me mandat, do të më duhen ndryshime në ligj, tashmë është dhënë urdhri sa më parë të shkojë në Parlament ndryshimi i ligjit, tashmë të mos ketë drejtorë ekonomik. Llogaritni, për një muaj-dy tashmë nuk do të ketë drejtorë ekonomik as me ligj", tha Taravari mu pas marrjes së detyrës, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve gjatë vizitës në klinikat kirurgjike në Qendrën klinike.

Taravri paralajmëroi se sot do të shkarkohen shtat-tetë drejtorë, ndërsa në ditët në vijim, siç tha, do të shohë për ata që kanë mandat deri në muajin e tetë, nëntë, sepse nuk dëshiron të rrezikojë padi për Ministrinë.

Në dy - tre klinika ku për momentin ka vetëm drejtor organizues, dhe nuk ka drejtorë mjekësorë mes të cilëve edhe Klinika e tij amë, e neurokorurgjisë, Taravari paralajmëroi se nesër, e më së voni këto ditë. do të emërohen drejtorë të rinj mjekësor, përfshirë edhe Klinikën e toksikologjisë.

Lidhur me nismën për bashkimin e Qendrës klinike, Taravari deklaroi se është mirë kjo të përfundohet sa më parë, por nevojitet procesi të zhvillohet  në mënyrë të sinkronizuar.

"Nuk duhet të shpejtohet, mendoj se për një vit maksimum do të bashkohen. na duhen sistematizime të reja në mënyrë që të mos krijohet kaos, nuk do të doja të ketë sërish dusfunksionalitet, të jetë gjithçka e sinkronizuar, dhe unë do të tentoj sa më parë ta realizojmë bashkimin e Qendrës klinike", tha ministri i Shëndetësisë, Taravari.

Taravari, në tribunën e koalicionit VLEN, para zgjedhjes së Qeverisë së re, paralajmëroi se si ministër i Shëndetësisë, sapo ta marrë funksionin, do të angazhohet për shkarkimin e drejtorëve ekonomik në klinika, për të cilët tha se afërsisht 90 për qind janë u.d drejtorë, ndërsa për të tjerët të cilët janë me vendim do të parashtrojnë Propozim ndrsyshime të ligjit që tashmë të mos ekzistojnë drejtorët ekonomik. ab/

Foto: МIА

 

QËNDRONI TË LIDHUR