• e shtunë, 12 tetor 2024

Cipras: BE-ja dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të shprehin qartë pasojat e mosrespektimit të Marrëveshjes së Prespës

Cipras: BE-ja dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të shprehin qartë pasojat e mosrespektimit të Marrëveshjes së Prespës

Athinë, 25 qershor 2024 (MIA) - BE-ja dhe bashkësia ndërkombëtare duhet t'i bëjnë të qarta pasojat që do të ketë mosrespektimi i Marrëveshjes në rajon dhe veçanërisht në të ardhmen e Maqedonisë së Veriut, theksoi ish-kryeministri grek Aleksis Cipras gjatë Komitetit për Ballkanin Perëndimor të Këshillit të Evropës, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Cipras dje në Strasburg kryesoi me Komitetin, ndërsa sipas informacioneve nga Greqia, fokusi ishte te rëndësia e Marrëveshjes së Prespës për paqen, stabilitetin dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në një kohë sfidash të mëdha në rajon.

Në takimin ishte pjesëmarrës edhe ish-kryeministri grek Jorgos Papandreu, ndërsa ftesë të veçantë për pjesëmarrje morën profesorët Konstantinos Filis nga Greqia dhe Kristijan Fidanovski nga Maqedonia e Veriut. 

Papandreu theksoi se për aq kohë sa rajoni është i prekshëm nga konfrontimet nacionaliste, do të kërkojë mbrojtës dhe do të zhytet në destabilitet dhe konflikte të reja, dhe në vend të kësaj është e nevojshme që të gjithë të respektojnë parimin e fqinjësisë së mirë, përkushtimin ndaj parimeve demokratike, respektimin e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit dhe në të njëjtën kohë theksoi rëndësinë e Marrëveshjes së Prespës për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunimin rajonal.

Profesori Fidanovski, si dhe të gjithë anëtarët e Komisionit që morën fjalën, sipas të njëjtave informacione, u ndalën në nevojën e respektimit me besnikëri të Marrëveshjes nga Qeveria e re e shtetit fqinj.

Profesori grek Filis e theksoi nevojën për të hartuar një hartë evropiane për Ballkanin Perëndimor dhe për të theksuar rikthimin e besimit mes BE-së dhe shoqërive të vendeve të rajonit dhe shtoi se rrugën drejt Evropës e tregon Marrëveshja e Prespës e Ciprasit dhe Zaevit nga viti 2018 dhe Agjenda e Selanikut e promovuar nga Jorgos Papandreu në vitin 2003.

Në fund të takimit, kryesuesi me Komitetin Aleksis Cipras, nënvizoi se duhet të bëhet një luftë aktive kundër nacionalizmit dhe destabilizimit në rajon, dhe kjo, sipas tij, do të thotë mbi të gjitha mbështetje e Marrëveshjes së Prespës dhe rol dinamik diplomatik i BE-së në Ballkanin Perëndimor para se të humbiste plotësisht kredibilitetin e saj dhe më tej tregoi nevojën që bashkësia ndërkombëtare, dhe veçanërisht BE-ja, të qartësojnë qartë pasojat që do të ketë në rajon mosrespektimi i Marrëveshjes, dhe veçanërisht për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut. ls/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR