• e diel, 27 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Të paktën 22 të vdekur në zjarret pyjore në Korenë Jugore

Të paktën 22 të vdekur në zjarret pyjore në Korenë Jugore

Seul, 26 mars 2025 (MIA) - Numri i të vdekurve në zjarret pyjore që e ka kapluar Korenë Jugore është rritur në të paktën 22, ndërsa autoritetet druajnë se shifrat mund të rriten.

Agjencia zyrtare e lajmeve Jonhap sot njoftoi se të paktën 18 persona kanë humbur jetën në pjesën juglindore të vendit vetëm prej dje pasdite, me çka bilanci i përgjithshëm është rritur në të paktën 22. Një person gjithashtu rezulton si i zhdukur, ndërsa dy persona kanë marrë lëndime të rënda.

Gjatë fundjavës, katër zjarrfikës i kanë huzmbur jetët derisa kanë luftuar me zjarret.

Sipas Jonhap, rreth 5.000 zjarrfikës dhe më shumë se 140 helikopterë janë aktualisht në veprim për të luftuar zjarret, të cilat tashmë kanë shkatërruar rreth 17.000 hektarë pyje.

Autoritetet kanë shpallur të paktën katër qarqe në rajon si zona të katastrofës.

Zjarret, të cilat filluan të premten në kontenë Sançeong, rreth 250 kilometra në juglindje të Seulit, kanë shkaktuar shkatërrime të konsiderueshme. Disa vende historike janë shkatërruar.

Tempulli i Gun në Uiseong, i ndërtuar në vitin 681, është shkatërruar, raportoi Jonhap, duke shtuar se thesaret kombëtare të ruajtura në tempullin e lashtë u zhvendosën përpara shkatërrimit të tij. Nga flakët kërcënohet edhe fshati historik Haho, të cilin UNESKO e ka shpallur si trashëgimi botërore në vitin 2010.

Autoritetet kanë urdhëruar evakuim për të mbrojtur banorët.

Sipas zyrtarëve, zjarret janë nxitur nga erërat e thata dhe nga thatësira afatgjate. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR