• e premte, 05 dhjetor 2025

Izraeli do të lejojë hyrjen e furnizimeve bazë të ushqimeve në Rripin e Gazës

Izraeli do të lejojë hyrjen e furnizimeve bazë të ushqimeve në Rripin e Gazës

Tel Aviv, 19 maj 2025 (MIA) - Izraeli do të lejojë të futen sasi të caktuara të ushqimi në Rripin e Gazës, kumtoi mbrëmë Kabineti i kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu.

"Izraeli do të lejojë hyrjen e furnizimeve bazë ushqimore për popullin, me qëllim që të parandalojë zhvillimin e urisë në Rripin e Gazës të rrethuar", thuhet në kumtesë.

Armata izraelite kumtoi se "kishte nisur sulme në shkallë të gjerë dhe kishte dërguar trupa për të marrë kontrollin e zonave" në Rripin e Gazës.  rq/mb/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR