• e hënë, 01 korrik 2024

Takimi i Këshillit Ministror të Qendrës Satelitore të BE-së

Takimi i Këshillit Ministror të Qendrës Satelitore të BE-së

Bruksel, 29 gusht 2023 (MIA) - Në bazën ajrore "Torehon" pranë kryeqytetit spanjoll Madrid sot do të mbahet takimi i dytë i Këshillit Ministror të Qendrës Satelitore të BE-së (SatCen), i cili do të kryesohet nga përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Unionit, Zhozep Borel.

Në mbledhjen e Bordit, i cili përbëhet nga ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare të BE-së, do të diskutohet për rolin, aktivitetet, shërbimet dhe arritjet kryesore të Qendrës dhe pritet të jepen udhëzime politike për mbështetjen e saj në përpjekjet e Unionit për t'u marrë me sfidat e reja të sigurisë ndërkombëtare.

Qendra Satelitore është një agjenci e BE-së e obliguar të ndihmojë vendimmarrjen e Unionit në lidhje me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, si dhe zbatimin e misioneve dhe operacioneve të menaxhimit të krizave, duke ofruar imazhe satelitore dhe ajrore dhe duke mbledhur të dhëna përkatëse. Qendra gjithashtu punon në zhvillimin teknik si mbështetje e drejtpërdrejtë për aktivitetet e saj operative, si dhe zhvillon trajnime të specializuara. SatCen gjendet në bazën e Forcave Ajrore "Torehon" dhe drejtori aktual i saj është Sorin Dumitru Dukaru.

Një takim i Bordit Ministror të SatCen po mbahet përpara takimit jozyrtar të ministrave të mbrojtjes të BE-së nesër në qytetin spanjoll Toledo. sa/

Foto: Qendra satelitore e BE-së

QËNDRONI TË LIDHUR