• e martë, 02 korrik 2024

Menaxherë të huaj në Spitalin Klinik Universitar në Tiranë, paralajmëroi kryeministri Rama pas skandalit në klinikën e onkologjisë

Menaxherë të huaj në Spitalin Klinik Universitar në Tiranë, paralajmëroi kryeministri Rama pas skandalit në klinikën e onkologjisë

Tiranë, 1 korrik 2024 (MIA) - Në Spitalin Klinik Universitar "Nëna Terezë" në Tiranë do të angazhohet një grup i menaxherëve të huaj, paralajmëroi kryeministri Edi Rama, duke shtuar se ata nga afër do ta ndihmojnë njeriun e ri të parë në spital.

Në këtë mënyrë, u tha ai shefave të të gjitha shërbimeve në qendrën më të madhe shëndetësore në vend, "garantojmë sa më mirë edhe hapjen së shpejti të kapitullit të shumëpritur të autonomisë spitalore, që kjo qendër do të duhet ta ketë dhe që kësaj qendre do të duhet t’i japë të gjithë flekslibilitetin për t’i shpërblyer të gjithë sipas meritës".

Takimi vjen pas skandalit në klinikën e onkologjisë, ku mjekët i dërgonin pacientët e sëmurë me kancer në spitale private, ku punësoheshin në mënyrë të pavarur, i udhëzonin të blinin ilaçe në farmaci, ku barnat importoheshin në mënyrë të paligjshme dhe fitonin para prej kësaj, ndërsa pajisjet e përshtatshme u lanë të papërdorura.

Rama e dënoi këtë rast dhe përmendi një tjetër kur një mjek i mori 8 milionë lekë një pacienti të infektuar me Kovid-19, por theksoi se "asgjë nuk e hedh poshtë transformimin e bërë në sistemin shëndetësor".

"Jam këtu edhe për të thënë që veprimtaria kriminale e atij grupi, nuk e hedh dot poshtë përpjekjen tonë për ta shndërruar situatën shëndetësore nga ngrehina ku e gjetëm, në një sistem shërbimesh funksionale. Kjo që ndodh na bën më të vetëdijshëm për gjërat që duhen bërë akoma. Kantieri i transformimit rrënjësor të QSUT-së dhe shërbimi për 3500 persona që vijnë këtu çdo mëngjes nuk mund të fshihen me filtrin e errët të këtyre individëve", porositi Rama.

aty ku 10 vite më parë kishim një kompleks që dergjej si i sëmuri më i pashpresë i Tiranës, ne kemi sot një qendër spitalore funksionale. Ka padiskutim probleme, pro qëllimi im sot nuk është të fokusohem te ndërhyrja masive e 10 viteve të fundit. Na duhet ky kthim koke për të kuptuar se puna kolosale e kësaj dekade falë investimit dhe taksave të shqiptarëve, kërkon një shërbim të denjë në çdo komponent”.

Sipas kryeministrit, në 10 vitet e fundit, në QSUT janë investuar 100 milionë euro dhe u kujtoi mjekëve se "pagat e tyre sot janë shumë më të larta dhe kushtet e punës pakrahasimisht më të mira". fc/

 

 
 

QËNDRONI TË LIDHUR