• e hënë, 23 dhjetor 2024

Aeroplani i aviokompanisë spanjolle "Er Jurop" në rrugë për në Uruguai, detyrimisht ateroi në Brazil për shkak të turbulencave, me ç'rast u lënduan disa udhëtarë

Aeroplani i aviokompanisë spanjolle

Madrid, 1 korrik 2024 (MIA) - Një aeroplan pasagjerësh i aviokompanisë spanjolle "Er Jurop", "Boing 787-9 Drimlajner", i cili fluturoi nga Madridi për Montevideo, sot detyrimisht ateroi në Natal, Brazil, për shkak të turbulencave të fuqishme, me ç'rast janë lënduar disa persona, njoftoi aviokompania.

Aviokompania spanjolle sqaroi në rrjetet sociale "Iks" se aeroplani normalisht ka ateruar në Natal, në Brazilin verilindor dhe se të lënduarit kanë marrë ndihmë mjekësore.

"Aeroplani i ynë i destinuar për Montevideo, u riorientua drejt Natalit për shkak të turbulencave të fuqishme", thuhet në kumtesën e "Er Jurop". bsh/

Foto: Arkiv/ilustrim

QËNDRONI TË LIDHUR