• e shtunë, 23 nëntor 2024

Vjosa Osmani: Sllovenia është aleate dhe mbështetëse e palëkundur e së ardhmes sonë euroatlantike

Vjosa Osmani: Sllovenia është aleate dhe mbështetëse e palëkundur e së ardhmes sonë euroatlantike

Prishtinë, 1 korrik 2024 (MIA) - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka pritur në takim kjryetaren e Kuvendit Kombëtar të Sllovenisë, Urshka Klakoçar Zupançiç.

Në takim, siç njofton Kabineti i presidentes Osmani, u bë fjalë për rëndësinë e marrëdhënieve të shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve, duke konfirmuar gatishmërinë për avancimin e mëtejshëm të tyre.

Gjatë takimit, Osmani shprehu vlerësimin e thellë për mbështetjen e palëkundur të Sllovenisë në rrugën e Kosovës për liri, pavarësi dhe shtetndërtim.

Sipas presidentes së Kosovës, Sllovenia është mike dhe aleate e fuqishme e Kosovës, ndaj i shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë në forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

"Sllovenia dhe Kosova kanë një lidhje të fortë dhe ne jemi të përkushtuar të punojmë së bashku për t’i adresuar sfidat e përbashkëta dhe për të shfrytëzuar mundësitë e shumta për bashkëpunim. Përmes bashkëpunimit, ne mund t`i arrijmë qëllimet tona të përbashkëta dhe të kontribuojmë në ruajten e stabilitetit dhe prosperitetit në rajonin tonë dhe përtej”, ka theksuar Osmani.

Sipas saj, Kosova është shembull pozitiv në rajon me progresin në fushën e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, transparencën, qeverisjen e mirë dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Osmani theksoi se synimi i politikës së jashtme të Kosovës mbetet i fokusuar në forcimin e pozitës ndërkombëtare dhe anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, me ç’rast potencoi edhe rolin e rëndësishëm të diplomacisë parlamentare.

Në këtë linjë, presidentja e Kosovës shtroi nevojën e vazhdimit të mbështetjes sllovene për anëtarësim në BE, NATO, sikurse edhe në organizata ndërkombëtare.

U diskutua edhe për rëndësinë e bashkëpunimit ndërparlamentar të grupeve të miqësisë ndërmjet dy parlamenteve dhe shkëmbimit reciprok të përvojave.

Diskutimet u fokusuan edhe në një gamë të gjerë temash, duke përfshirë rritjen e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, teknologjisë informative, fuqizimin e grave dhe të rinjve, etj. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR