Takime mes Zelenskit dhe Makronit për bashkëpunimin e sigurisë dhe mbështetjen e mëtejshme për Ukrainën
- Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski kishte takim me presidentin francez Emanuel Makron për bashkëpunimin e sigurisë dhe mbështetjen e mëtejshme për Kievin.
- Post By Melahat Baftija
- 07:52, 28 janar, 2025
Kiev, 28 janar 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski kishte takim me presidentin francez Emanuel Makron për bashkëpunimin e sigurisë dhe mbështetjen e mëtejshme për Kievin.
Takimi është mbajtur pas ceremonisë me rastin përvjetorit të çlirimit të kampit të përqendrimit Aushvic-Birkenau në Poloni.
"Jam takuar me presidentin francez Emanuel Makron. Bisedova për mbështetjen e mëtejshme për Ukrainën", njoftoi Zelenski në rrjetet sociale.
Vëmendje e veçantë në takim i është dedikuar bashkëpunimit të sigurisë dhe formatet e mundshme në kufijtë e sigurisë për Ukrainën dhe gjithë Evropën.
"Konsiderojmë në mbështetje të Francës në procesin negociues për hyrje në BE", theksoi Zelenski.
Kanbineti i presidentit ukrainas përkujtoi se Franca nga fillimi i pushtimit rus i ka siguruar mbështetje të plotë mbrojtëse Kievit në vlerë prej gjashtë miliardë eurove. Siç është komunikuar, Volodimir Zelenski ka marrë pjesë në ngjarjet në Poloni me rastin e 80-të vjetorit të çlirimit të kampit të përqendrimit Aushvic-Birkenau. mb/
Foto: FB i Zelenskit