Takim Starmer- Rute: Amerika ka rol kyç në arritjen e armëpushimit mes Rusisë dhe Ukrainës
- Kryeministri britanik Kir Starmer këtë mëngjes në Paris është takuar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute, pak para nisjes së takimit të “Koalicionit të të përgatiturve”.
- Post By Qefsere Abduli
- 12:07, 27 mars, 2025

Paris, 27 mars 2025 (MIA) - Kryeministri britanik Kir Starmer këtë mëngjes në Paris është takuar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute, pak para nisjes së takimit të “Koalicionit të të përgatiturve”.
Në komunikatën e Kabinetit të kryeministrit britanik thuhet se Starmer dhe Rute kanë biseduar për vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën, të pajtimit që Evropa duhet të bëjë gjithçka për ta mbajtur Ukrainën të fortë dhe për të mbajtur presionin ndaj presidentit rus Vlladimir Putin.
Të dy theksuan se SHBA-ja luan rol kyç në hapjen e rrugës për marrëveshjen për armëpushim dhe përsëriti gatishmërinë e Evropës të mbështesë një paqe të qëndrueshme kur të vjen koha.
Starmer e përsëriti "angazhimin e tij të palëkundur ndaj NATO-s si themel i sigurisë".
Presidenti i Francës, Emanuel Makron sot organizon edhe një samit të "Koalicionit të të përgatiturve" për paqe dhe siguri për Ukrainën pas një sërë takimesh të mbajtura në Paris dhe Londër javët e fundit që për qëllim kanë vendosjen e garancive të sigurisë për Kievin si pjesë e një marrëveshje të mundshme paqësore në të ardhmen me Rusinë, ndërsa përpiqen ta arrijnë SHBA-ja e udhëhequr nga Donald Trampi. qa/
Foto: DPA