• e mërkurë, 15 janar 2025

Takim i ministrit Murtezani dhe zëvendësministres Trajkov me shefen e Zyrës Diplomatike të Republikës së Lituanisë në vend, Dambrauskiene.

Takim i ministrit Murtezani dhe zëvendësministres Trajkov me shefen e Zyrës Diplomatike të Republikës së Lituanisë në vend, Dambrauskiene.

Shkup, 10 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani së bashku me zëvendësministren e Çështjeve Evropiane, Viktorija Trajkov u takuan me shefen e Zyrës Diplomatike të Republikës së Lituanisë në vend, Villma Dambrauskiene.

Në takim, iç bënë të ditur nga Ministria e Çështjeve Evropiane, bashkëbiseduesit i riafirmuam marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin e mirë dypalësh midis dy vendeve.

Ministri Murtezani përshëndeti hapjen e zyrës diplomatike të Lituanisë në Shkup, e cila hap mundësi dhe perspektiva për zhvillimin dhe thellimin e marrëdhënieve.

Dambrauskiene, qëndron në kumtesë, përsëriti mbështetjen e vendosur të Lituanisë për Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj  të euro-integrimit, në të cilën Lituania jua ka dhënë vazhdimisht vendeve të Ballkanit Perëndimorë përmes grupit "Miqtë e zgjërimit", i cili po punon për futjen e masave për zhvillimin e ekonomive të rajonit.

"Lituania është partner i rëndësishëm i Maqedonisë së Veriut dhe një aleat në NATO", theksojnë nga Ministria e Çështjeve Evropiane. fc/

Fotografia: Ministria e Çështjeve Evropiane

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR