• e premte, 05 dhjetor 2025

Ismaili: MM deri te qeveria e SHBA-së ka dorëzuar gjashtë shkresa me kërkesë për furnizim të pajisjes ushtarake

Ismaili: MM deri te qeveria e SHBA-së ka dorëzuar gjashtë shkresa me kërkesë për furnizim të pajisjes ushtarake

Shkup, 15 janar 2025 (MIA) - Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Elfete Ismaili në seancën e sotme të Komisionit parlamentar për mbrojtje dhe siguri informoi se Ministria i ka dorëzuar Qeverisë së SHBA-së gjashtë shkresa me kërkesë për realizimin e furnizimit të pajisjeve ushtarake.

"Materiali ka për qëllim të informojë Komisionin parlamentar për mbrojtje dhe siguri mbi nevojën për të siguruar pajisje ushtarake nga qeveria e SHBA-së nëpërmjet pranimit të letrave të ofertës. Ministria e Mbrojtjes në fakt ka konsideruar nevojën për reforma në sektorin e mbrojtjes. Me planin afatgjatë të mbrojtjes përshkruhet rruga për reformat në mbrojtje dhe ofron një kornizë për modernizimin dhe pajisjen e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të arritur harmonizim të plotë me anëtarët partnerë të NATO-s. Për këtë qëllim, Ministria e Mbrojtjes i ka dorëzuar Qeverisë së SHBA-së gjashtë shkresa me kërkesë të realizimit të furnizimit të pajisjeve ushtarake", ka thënë zëvendësministrja.

Kryetari i Komisionit për mbrojtje dhe siguri, Pavle Arsoski informoi anëtarët e Komisionit se materiali nga pika e rendit të ditës - Informata për nevojën e furnizimit të pajisjeve ushtarake nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes pranimit të letrave të ofertës është shënuar për përdorim të kufizuar.

"Kjo do të thotë se materiali nuk është i shkallës së klasifikuar, por i njëjti nuk lejohet për qasje dhe është e nevojshme të respektohet parimi - është e nevojshme të dihet në përputhje me Ligjin për informacionin e klasifikuar dhe Dispozitën për punë administrative dhe informacionit të klasifikuar dhe informacionit për përdorim të kufizuar. Për këto arsye, pas prezantimit të zëvendësministres së Mbrojtjes do ta mbyllim Komisionin në atë pjesë dhe do të vazhdojmë me pyetje dhe komente nga anëtarët e Komisionit", ka thënë Arsoski.

Në kuadër të seancës së sotme të Komisionit u votua Propozim- vendimi për dërgimin e dy pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara “UNIFIL” në Liban në kohëzgjatje prej gjashtë muaj, duke filluar nga shkurti deri në gusht 2025.

Foto: Printskrin nga video

 

QËNDRONI TË LIDHUR