• e mërkurë, 17 korrik 2024

Takim i ministres Janevska me Marjan Gjurovskin, kryetar i Bordit për akreditim të arsimit të lartë

Takim i ministres Janevska me Marjan Gjurovskin, kryetar i Bordit për akreditim të arsimit të lartë

16 korrik 2024

Për gjendjen në arsimin e lartë, angazhimet për ndërkombëtarizimin e sistemit të arsimit të lartë maqedonas dhe nevojën për digjitalizimin e procesit të akreditimit të institucioneve të arsimit të lartë, sot biseduan ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska dhe kryetari i Bordit për Akreditim të Arsimit të Lartë, prof. Dr. Marjan Gjurovski.

Në takim u potencua se është i domosdoshëm përforcimi i standardeve dhe kapaciteteve të institucioneve të arsimit të lartë me theks të veçantë të programeve studimore dhe produktin të cilin ato e  krijojnë – studentë të diplomuar për nevojat e shoqërisë dhe komunitetin e biznesit. Janevska dhe Gjurovski u pajtuan se duhet të ndërtohen mekanizma për mbështetjen e  zhvillimit të arsimit të lartë në vend nga komuniteti i biznesit.

Gjithashtu, në takim u prezantua raporti gjashtëmujor për punën e Bordit për Akreditimin e Arsimit të Lartë për periudhën janar - qershor 2024, ndërsa u  theksua se në të ardhmen do të intensifikohet bashkëpunimi me institucionet e BE-së për cilësi dhe akreditimin e arsimit të lartë.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

____________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

QËNDRONI TË LIDHUR