• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takim dypalësh i ASHMAA dhe KPM në Prishtinë

Takim dypalësh i ASHMAA dhe KPM në Prishtinë

Shkup, 22 maj 2024 (MIA) - Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dhe Komisioni i Pavarur i Mediave të Republikës së Kosovës (KPM) sot në Prishtinë, u morën vesh për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe shkëmbimit të rritur të praktikave të mira në sferën e rregullimit mediatik.

Siç bëhet e ditur në kumtesën e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, përfaqësuesit e dy organeve rregullatore biseduan për shumë çështje lidhur me harmonizimin e rregullores vendore me atë evropiane dhe zbatimin e detyrimeve të cilat dalin nga Direktiva e rishqyrtuar për Shërbime Mediatike Audiovizuele. Fokus i veçantë ishte vendosur në mënyrën e realizimit të monitorimit të përmbajtjeve mediatike në periudhën e proceseve zgjedhore.

Gjatë takimit rregullatori kosovar e prezantoi edhe sistemin për monitorim të përmbajtjeve programore të emetuara në radio dhe televizione, dhe për pranim të sinjaleve të operatorëve të cilët riemetojnë serviset programore. 

Në fund të takimit ishte konstatuar se marrëdhëniet dypalëshe janë me rëndësi të madhe dhe se praktika e tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. 

Fotografia: ASHMAA

QËNDRONI TË LIDHUR