• e premte, 05 dhjetor 2025

Shefi i diplomacisë së Malit të Zi, Ibrahimoviq për vizitë zyrtare në vend

Shefi i diplomacisë së Malit të Zi, Ibrahimoviq për vizitë zyrtare në vend

Shkup, 25 prill 2025 (MIA) - Për vizitë zyrtare në vend do të qëndrojë nënkryetari i Qeverisë për Marrëdhëne Ndërkombëtare dhe ministër i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviq.

Nikoqir i Ibrahimoviqit do të jetë ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, sipas agjendës do të mbahet pritje zyrtare dhe takim tet a tet mes ministrave Mucunski dhe Ibrahimoviq. 

Gjithashtu, dy ministrat do të nënshkruajnë Memorandum mirëkuptimi dhe takim dypalësh me delegacionet e të dyja ministrive. 

Dhe në fund është paraparë edhe konferencë e përbashkët e ministrave Mucunski dhe Ibrahimoviq. 

Ibrahimoviq sot do ta vizitojë Kuvendin, ku do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi. qa/

Foto: Ueb faqja e Qeverisë së Malit të Zi

 

QËNDRONI TË LIDHUR