Tërmet me intensitet 4,3 ballë u regjistrua në Mal të Zi
- Tërmet me intensitet prej 4,3 ballë sipas Shkallës së Rihterit u regjistrua mbrëmë në Mal të Zi, kumtoi Instituti malazez për hidrometeorologji dhe sizmologji, i cituar nga mediumet malazeze.
- Post By Besnik Shuki
- 08:51, 3 prill, 2024
Podgoricë, 3 prill 2024 (MIA) - Tërmet me intensitet prej 4,3 ballë sipas Shkallës së Rihterit u regjistrua mbrëmë në Mal të Zi, kumtoi Instituti malazez për hidrometeorologji dhe sizmologji, i cituar nga mediumet malazeze.
Sipas të dhënave të Sektorit për sizmologji pranë Institutit, tërmeti u regjistrua në ora 21:07 sipas kohës lokale.
Epiqendra ka qenë në thellësi prej 13 kilometrave.
Tërmeti është ndjerë edhe në Bonsjë e Hercegovinë dhe në Kroaci. bsh/
Foto: MIA arkiv