Të paktën tre persona u vranë në sulmin me dron rus në Pavlograd
- Të paktën tre persona, mes të cilëve dhe një vajzë 15-vjeçare, janë vrarë në një sulm me dron rus në qytetin juglindor të Ukrainës, Pavlograd, kumtuan sot autoritetet ukrainase.
- Post By Fami Bajrami
- 17:33, 25 prill, 2025
Kiev, 25 prill 2025 (MIA) - Të paktën tre persona, mes të cilëve dhe një vajzë 15-vjeçare, janë vrarë në një sulm me dron rus në qytetin juglindor të Ukrainës, Pavlograd, kumtuan sot autoritetet ukrainase.
Katërmbëdhjetë persona, mes të cilëve dhe tre fëmijë, u plagosën, shkroi guvernatori ushtarak rajonal, Serhij Lisak në Telegram.
Edhe pse Moska deklaron se është e hapur për një marrëveshje paqesore, sulmet ndaj Ukrainës vazhdojnë me intensitet të pandërprerë, duke përfshirë edhe objektivat civile. Vetëm një ditë më herët, në një sulm masiv ndaj Kievit humbën jetën 12 persona, ndërsa 90 u plagosën. rq/bsh/
Foto: arkivi/ilustrim