• e premte, 05 korrik 2024

Të paktën tre persona kanë humbur jetën gjatë shpërthimit në një treg në Republikën Dominikane

Të paktën tre persona kanë humbur jetën gjatë shpërthimit në një treg në Republikën Dominikane

Santo Domingo, 15 gusht 2023 (MIA) - Të paktën tre persona kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 30 janë plagosur gjatë një shpërthimi në treg në kryeqytetin e Republikës Dominikane. Shpërthimi i fuqishëm i ndjekur nga flakët ka ndodhur në një furrë buke në qytetin San Kristobal i cili ndodhet në perëndim të Santo Domingos, njoftojnë autoritetet zyrtare.

Pas shpërthimit është ngrit tymi i zi i dendur i cili ka lënë makina të karbonizuara dhe u shembën ndërtesa në zonë. Arsyeja e shpërthimit ende nuk dihet. 

Në zonën e njohur si Tregu i vjetër, humbi jetën një foshnje katër muajsh dhe dy të rritur me 90 për qind djegie. 

Pritet që të rritet numri i viktimave, pasi zjarrfikësit nuk arritën të hynin në të gjitha ndërtesat. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR