• e hënë, 23 dhjetor 2024

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën nga stuhia e borës në Mongoli

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën nga stuhia e borës në Mongoli

Ulan Bator, 6 nëntor 2023 (MIA) - Të paktën tetë persona kanë humbur jetën nga stuhitë e borës në Mongoli që nga e premtja, raportojnë mediat britanike duke cituar autoritetet.

Kushtet e rënda të motit kanë përfshirë disa provinca, ndërsa ekipet e shpëtimit po gjurmojnë pas 46 personave. Situatë më e rëndë është në Mongolinë Qendrore, ku sipërfaqja e borës arrin trashësinë prej 34 centimetra.

Stuhia pritet të vazhdojë këtë javë në pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Ulan Bator.

Autoritetet u bëjnë thirrje njerëzve të cilët punojnë në ambiente të hapura të ndërmarrin masa sigurie shtesë. ms/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR