• e hënë, 23 dhjetor 2024

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën nga uragani "Beril" në Teksas dhe Luiziana

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën nga uragani

 Uashington, 9 korrik 2024 (MIA) -  Të paktën shtatë persona humbën jetën nga stuhia e uraganit "Beril" në shtetet amerikane të Teksasit dhe Luizianës, ndërsa në vijim është aksioni për lidhjen e më shumë se dy milionë konsumatorëve të cilët dje kanë mbetur pa energji elektrike, njoftuan sot mediat amerikane.

Uragani Beril goditi Teksasin dhe Luizianën me shi të dendur, ndërsa më shumë se 21 milionë njerëz janë në rrezik të përmbytjeve nga Arkansasi deri  në Miçigan, raportoi En-Bi-Si.

 Të paktën gjashtë persona humbën jetën në Teksas dhe një në Luiziana si pasojë e uraganit që ka lëvizur që nga mëngjesi në verilindje.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR