Të paktën gjashtë të vrarë dhe 26 të të plagosur në sulmet raketore amerikane në rrethinëne Sanës
- Kryengritësit jemenas huthë njoftuan se të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën, ndërsa 25 janë plagosur në sulmet ajrore të SHBA-së rreth kryeqytetit të Jemenit, Sana, i cili është në duart e tyre dhe se kanë rrëzuar edhe një fluturake amerikane pa pilot M-9 Riper.
- Post By Melahat Baftija
- 15:47, 14 prill, 2025

Sana, 14 prill 2025 (MIA) - Kryengritësit jemenas huthë njoftuan se të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën, ndërsa 25 janë plagosur në sulmet ajrore të SHBA-së rreth kryeqytetit të Jemenit, Sana, i cili është në duart e tyre dhe se kanë rrëzuar edhe një fluturake amerikane pa pilot M-9 Riper.
Pothuajse një muaj më parë, sulmet ajrore intensive të SHBA-së filluan nën udhëheqjen e presidentit Donald Tramp, duke synuar rebelët huthë për sulmet e tyre ndaj anijeve në ujërat e Lindjes së Mesme në mbështetje të Hamasit palestinez në luftën me Izraelin në Gaza.
Sipas një deklarate nga Ministria e Shëndetësisë e rebelëve huthë, e publikuar sot, deri më tani në këto sulme janë vrarë më shumë se 120 persona.mb/