• e shtunë, 28 shtator 2024

Të paktën 29 viktima në Indi nga pije alkoolike e prodhuar ilegalisht

Të paktën 29 viktima në Indi nga pije alkoolike e prodhuar ilegalisht

Nju Delhi, 20 qershor 2024 (MIA) - Të paktën 29 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa dhjetëra të tjerë janë shtruar në spital pasi kishtin konsumuar alkool të prodhuar ilegalisht në shtetin jugor të Indisë, Tamil Nadu, deklaruan sot përfaqësues zyrtarë për mediat vendase.

Ngjarja ka ndodhur në qarkun Kalakuriçi ku më shumë se 100 persona po trajtohen për helmim nga alkooli në spitale të ndryshme.

Sipas mjekëve, numri i personave në gjendje kritike ndryshon vazhdimisht, gjë që tregon se numri i vdekjeve mund të rritet.

 Një përfaqësues zyrtar i X ka bërë të ditur se ata që e kanë bërë atë alkool janë arrestuar dhe janë marrë masa ndaj zyrtarëve që nuk i kanë ndaluar. qa

 

QËNDRONI TË LIDHUR