Tërmet me magnitudë prej katër ballë godet Shqipërinë
- Një tërmet me magnitudë prej katër ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur sonte Shqipërinë, bën të ditur Qendra sizmologjike evropiane-mesdhetare (QSEM).
- Post By Fami Bajrami
- 20:27, 25 tetor, 2024

Tiranë, 25 tetor 2024 (MIA) - Një tërmet me magnitudë prej katër ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur sonte Shqipërinë, bën të ditur Qendra sizmologjike evropiane-mesdhetare (QSEM).
Tërmeti ka ndodhur në thellësi prej pesë kilometra, shton QSEM.
Epiqendra e tërmetit është regjistruar 11 kilometra në lindje të qytetit të Fierit ku jetojnë rreth 60 mijë banorë.