Izraeli konfirmon vdekjen e tre ushtarëve të saj në Gazë
- Armata izraelite sot kumtoi se tre ushtarët e tij u vranë në luftimet në veri të Rripit të Gazës, ku po kryen një operacion të ri tokësor kundër lëvizjes militante islamike Hamas që nga fillimi i muajit.
- Post By Fami Bajrami
- 18:08, 25 tetor, 2024
Tel Aviv, 25 tetor 2024 (MIA) - Armata izraelite sot kumtoi se tre ushtarët e tij u vranë në luftimet në veri të Rripit të Gazës, ku po kryen një operacion të ri tokësor kundër lëvizjes militante islamike Hamas që nga fillimi i muajit.
Në kumtesë thuhet se ushtarët e moshës, rreth moshës 20 vjeç i përkisnin të njëjtit batalion të një brigade të blinduar. Ata "u vranë në luftimet në veri të Rripit të Gazës", shtoi armata izraelite.
Me këtë numri i ushtarëve izraelitë të vrarë që nga fillimi i operacionit tokësor kundër lëvizjes islamike palestineze më 27 tetor të vitit 2023, arriti në 361. rq/
Foto: arkivi i MIA-s