• e premte, 22 nëntor 2024

Kryeministri libanez i dënoi "krimet e luftës" izraelite pas vrasjes së punonjësve mediatikë

Kryeministri libanez i dënoi

Bejrut, 25 tetor 2024 (MIA) – Kryeministri i përkohshëm libanez, Naxhib Mikati e dënoi sot gjoja sulmin izraelit ndaj rezidencës në të cilën janë strehuar gazetarë në jug të Libanit si "kapitull i ri i krimeve luftarake". 

Tre punonjës mediatikë humbën jetën, ndërsa tre janë lënduar në një sulm ajror izraelit në qytetin Hasbija, njoftoi më parë Ministria libaneze e Shëndetësisë, transmeton DPA.

Pas takimit me sekretarin shtetëror amerikan Entoni Blinken në Londër, Mikati e akuzoi Izraelin se qëllimisht i sulmon përfaqësuesit e mediave me qëllim që t’i kthejë gazetarët që të raportojnë për ofensivën e tij në jug të Libanit kundër milicisë Hezbollah që e mbështet Iranin. 

Ministri libanez i informatave Zijad Makari në një publikim në X tha se 18 gazetarë ishin të pranishëm në rezidencën kur ishte qëlluar. 

Xhirimet nga vendi i ngjarjes tregojnë një ndërtesë të shkatërruar dhe automobila të shkatërruar, prej të cilëve disa ishin shënuar si automjete të gazetarëve. 

Televizioni proiranian "Al Majadin" informoi se një kameraman dhe teknik që kanë lidhje me transmetuesin ishin vrarë herët në mëngjes në një sulm izraelit ndaj rezidencës në qytetin Hasbija. 

Televizioni Al Manar, zëdhënës i Hezbollahut, informon se kameramani i tij gjithashtu ishte vrarë në sulm. 

Shefi i Al Majadin, Gasan Ben Xhedu, vlerëson se Izraeli është plotësisht përgjegjës për, siç tha, "krim ushtarak".

Deri më tani nuk ka koment nga Izraeli. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR