SHBA-ja dërgon aeroplanë F-16 në Lindjen e Mesme
- Aeroplanët F-16 të Forcave ajrore amerikane kanë arrit në Lindjen e Mesme nga Gjermania, kumtoi Komanda qendrore amerikane.
- Post By Fami Bajrami
- 20:56, 25 tetor, 2024

Uashington, 25 tetor 2024 (MIA) – Aeroplanët F-16 të Forcave ajrore amerikane kanë arrit në Lindjen e Mesme nga Gjermania, kumtoi Komanda qendrore amerikane.
Ardhja e tyre vjen në kushtet kur pritet sulm izraelit ndaj Iranit si hakmarrje për sulmin masiv me raketa balistike më 1 tetor.
CENTKOM nuk e ka precizuar bazën e saktë në Lindjen e Mesme të aeroplanëve F-16. Baza më e afërt me Izraelin është baza ajrore Muvafak Salti në Azrak të Jordanisë e cila shërbente si qendër kryesore për operacionet e Forcave ajrore amerikane në rajon.