• e martë, 18 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Të paktën 16 persona e kanë humbur jetën në një shpërthim në Siri

Të paktën 16 persona e kanë humbur jetën në një shpërthim në Siri

Damask, 17 mars 2025 (MIA) - Të paktën 16 persona e kanë humbur jetën në një shpërthim në qytetin sirian Latakia, kumtoi mbrëmë mbrojta civile e njohur si Helmetat e bardha.

Anëtarët e Helmetave të bardha gjetën 16 trupa, duke përfshirë pesë gra dhe pesë fëmijë. Shpërthimi ka ndodhur në një magazinë për mbetjet metalike, gjatë të cilit janë lënduar 18 persona. Detaje të tjera nuk janë bërë të ditura.

OKB-ja në shkurt kumtoi se rreth 100 njerëz kanë vdekur nga mjetet shpërthyese në 13 vitet e fundit të luftës në Siri.

Që nga rrëzimi i presidentit sirian Bashar Asad në dhjetor, më shumë se 1.400 mjete të pashpërthyera janë hequr në mënyrë të sigurt në të gjithë Sirinë, ndërsa janë identifikuar 138 fusha të minuara dhe zona të kontaminuara në Idlib, Alepo, Hama, Deir Ezor dhe Latakia.

Më parë, Ministria e Mbrojtjes e Sirisë e akuzoi Hezbollahun, një ish-aleat i presidentit të rrëzuar Bashar al-Asad, se ka rrëmbyer dhe ekzekutuar tre ushtarë sirianë pasi i çoi në Liban.

"Një grup milicësh të Hezbollahut ... rrëmbyen tre anëtarë të ushtrisë siriane në kufirin sirian-libanez ... më pas i çuan në territorin libanez dhe i vranë", theksohet në kumtesën e Ministrisë siriane të Mbrojtjes. 

Në kumtesën theksohet se “po merren të gjitha masat e nevojshme pas këtij përshkallëzimi të rrezikshëm të Hezbollahut”, duke specifikuar se kjo ka ndodhur pranë pendës  Zeita, në perëndim të Homsit, në Sirinë qendrore.

Hezbollahu mohon se ka marrë pjesë në përledhje me forcat siriane të sigurisë në territorin sirian. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR