Nga Serbia drejt Shkupit ka fluturuar një aeroplan për transferimin e të lënduarve nga zjarri në Koçan
- Me qëllim të evakuimit mjekësor, një aeroplan tjetër i Forcave të armatosura të Serbisë me katër mjekë dhe katër teknikë mjekësorë ka fluturuar drejt Maqedonisë së Veriut, njofton MIA nga Beogradi.
- Post By Melahat Baftija
- 14:52, 17 mars, 2025

Beograd, 17 mars 2025 (MIA) - Me qëllim të evakuimit mjekësor, një aeroplan tjetër i Forcave të armatosura të Serbisë me katër mjekë dhe katër teknikë mjekësorë ka fluturuar drejt Maqedonisë së Veriut, njofton MIA nga Beogradi.
Është planifikuar që me aeroplanin të transportohen 12 pacientë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Serbisë.
Përveç aeroplanit, në Maqedoninë e Veriut sot herët është dërguar një auto-ambulancë me ekip mjekësor nga Spitali ushtarak në Nish për të transportuar pacientët që do të shtrohen atje.
Mbrëmë 12 pacientë janë transportuar në Beograd me një aeroplan të Forcave të armatosura të Serbisë dhe janë trajtuar në Akademinë mjekësore ushtarake dhe në Qendrën klinike të Serbisë.
Gjashtë persona nga Akademia mjekësore ushtarake kanë mbetur në Maqedoninë e Veriut - dy kirurgë, dy anesteziologë dhe dy teknikë mjekësorë - operatorë instrumentesh, është theksuar në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë. mb/
Foto: MM e Serbisë