• e premte, 20 dhjetor 2024

Të paktën 13 civilë humbën jetën në sulmin ajror izraelit në një shkollë në Gazë

Të paktën 13 civilë humbën jetën në sulmin ajror izraelit në një shkollë në Gazë

Gazë, 21 shtator 2024 (MIA) - Së paku 13 civilë kanë humbur jetën sot gjatë një sulmi ajror izraelit në një shkollë ku strehohen persona të zhvendosur në lagjen Al-Zejtun, në jug të qytetit të Gazës, bëjnë të ditur mediat palestineze.

Thuhet se dhjetëra civilë kanë pësuar lëndime të ndryshme në sulmin në shkollën Al- Falah në të njëjtën lagje.

Armata izraelite tha se sot ka kryer sulm ajror ndaj një grupi të Hamasit në një dhomë komandimi të vendosur në një shkollë në qytetin e Gazës, shkruan "Tajms of Izrael".

Sipas kumtesës së armatës izraelite, Hamasi ka përdorë shkollën Al-Falah në lagjen Zejtun për të planifikuar dhe kryer sulme ndaj ushtrisë izraelite dhe territorit izraelit.

Ushtria izraelite ka akuzuar Hamasin se “sistematikisht” po përdorë lokacione civile për aksione terroriste.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR