• e shtunë, 27 korrik 2024

Të paktën 12 të vdekur dhe 43 të plagosur në sulmin rus në një hipermarket në Harkov

Të paktën 12 të vdekur dhe 43 të plagosur në sulmin rus në një hipermarket në Harkov

Harkov, 26 maj 2024 (MIA) - Të paktën 12 persona kanë humbur jetën, ndërsa 43 janë plagosur në sulmin e djeshëm rus në një hipermarket për materiale ndërtimore në qytetin ukrainas Harkov, bëri të ditur Prokuroria në Ukrainë.  

Dy bomba ruse  dje pasdite e qëlluan hipermarketin për materiale ndërtimore "Epicentar", deklaroi guvernatori rajonal Oleg Sinegubov në televizionin kombëtar.

Goditjet kanë shkaktuar zjarr, me tym të dendur qindra metra në ajër. 

Sipas prokurorisë lokale, trupat e dhjetë prej 12 viktimave ende nuk janë identifikuar. 

 

Kryebashkiaku i Harkovit, Igor Teherov, deklaroi se për momentin në sulmin rus në hipermarket ka pasur rreth 12 persona.

"Sulmi ishte drejtuar kundër një qendre tregtare ku kishte shumë njerëz -  kjo është e qartë terrorizëm", tha Teherovi.

Ministri i Punëve të Brendshme i Ukrainës Igor Jlimenko në Telegram ka shkruar se 16 persona ende konsiderohen të zhdukur pas sulmit të djeshëm në Harkov. 

 Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR