Të paktën 113 viktima në fatkeqësinë në një klub të natës në Republikën Dominikane
- Të paktën 113 persona e kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 150 janë lënduar pasi është shembur çatia në një klub të natës në kryeqytetin e Republikës Dominikane, Santo Domingo, njoftuan persona zyrtarë.
- Post By Besnik Shuki
- 14:56, 9 prill, 2025

Santo Domingo, 9 prill 2025 (MIA) - Të paktën 113 persona e kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 150 janë lënduar pasi është shembur çatia në një klub të natës në kryeqytetin e Republikës Dominikane, Santo Domingo, njoftuan persona zyrtarë.
Mes viktimave janë edhe guvenatori i provincës dhe ish lojtari në Ligën e madhe të bejzbollit, Oktavio Dotel (51). Ai ka ndërruar jetë në rrugë për në spital, pasi është tërhequr nga rrënojat.
Incidenti ka ndodhur dje në orët e hershshme të mëngjesit në koncertin e këngëtarit të njohur Rubi Perez në klubin e natës Xhet set. Ai është më të vdekurve në incidentin, deklaroi menaxheri i tij.
Qindra njerëz ishin brenda, ndërsa rreth 400 shpëtimtarë ende po kërkojnë të mbijetuar. Ekziston druarje se numri i viktimave do të rritet ende.
Xhet set është klub i njohur i natës në Santo Domingo, ku rregullisht mbahen koncerte të hënën në mbrëmje. Atë natë të pranishëm kanë qenë politikanë, sportistë dhe personalite tjerë të njohur.
Mes viktimave është edhe Nelsi Kruz, guvernatore e provincës Monte Kristi, deklaroi presidenti Luis Abinader. Ajo ishte motra e ish lojtarit në bejzboll Nelson Kruz, oll-star i shtatëfishtë në Ligën e bejbollit. bsh/
Foto: EPA