• e hënë, 19 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Sviridenko: Ukraina e gatshme të negociojë, por jo edhe të dorëzohet

Sviridenko: Ukraina e gatshme të negociojë, por jo edhe të dorëzohet

Kiev, 23 prill 2025 (MIA) - Ukraina është e gatshme të negociojë, por jo edhe të dorëzohet, njoftoi zëvendës kryeministrja ukrainase, Julija Sviridenko në platformën Iks.

Deklarata e saj vijoi pasi në mediume është paraqitur informata se SHBA-ja ka propozuar marrëveshje, sipas së cilës Ukraina duhet të heqë dorë nga pothuaj tërë territori i okupuar nga Rusia.

"Nuk do të lidhim marrëvehsje që do t'i japë mundësi Rusisë të bëhet më e fuqishme, të rigrupohet dhe të kthehet me fuqi edhe më shkatërruese. Armëpushim i plotë - në tokë, ajër dhe det - është hapi i parë i domosdoshëm", tha Sviridenko.

Ajo shtoi se nëse Moska në vend të asaj, vendoset për armëpushim të pjesërishëm, Kievi do të përgjigjet njëjtë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR