• e diel, 10 nëntor 2024

Sulm izraelit në Xhabalia: 17 viktima, në mesin e të cilëve gra dhe fëmijë

Sulm izraelit në Xhabalia: 17 viktima, në mesin e të cilëve gra dhe fëmijë

Gazë, 8 tetor 2024 (MIA) – Mbrojtja civile në Gazë njoftoi se 17 persona janë vrarë në një sulm izraelit ndaj kampit të refugjatëve në Xhabalia. 

Brigadt Al – Kasam, krahu i armatosur i Hamasit, njoftoi se një ushtar izraelit ishte vrarë në luftërat në zonën Al – Tavam, në veriperëndim të qytetit Gazë.

Rreth 20 operativë të Hamasit ishin vrarë ditën e kaluar në një operacion të ri të ushtrisë izraelite në Xhabalia, në veri të Gazës, njoftoi armata izraelite. 

Ushtria izraelite (IDF) informoi se personat e armatosur ishin vrarë në sulme ajrore dhe luftëra nga afërsia, përderisa trupat e divizionit 162 vepronin në Xhabalia. Armata gjithashtu ka gjetur dhe shkatërruar një depo të armëve gjatë luftërave, njoftoi ushtria. 

IDF thotë se gjatë 24 orëve të kaluara janë goditur 70 lokacione të Hamasit në gjithë Rripin e Gazës. 

Të paktën shtatë civilë, duke përfshirë edhe gra dhe fëmijë, ishin vrarë në kampin e rrethuar, vërtetuan burime nga spitali i afërt Kamal Advan. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR