Moskë: Rusia dhe Ukraina shkëmbyen nga 150 robër lufte
- Rusia dhe Ukraina sot kanë shkëmbyer të burgosurit e luftës, ku secila palë ka liruar nga 150 të burgosur, bëri të ditur Ministria ruse e mbrojtjes,
- Post By Fami Bajrami
- 19:26, 30 dhjetor, 2024
Moskë, 30 dhjetor 2024 (MIA) - Rusia dhe Ukraina sot kanë shkëmbyer të burgosurit e luftës, ku secila palë ka liruar nga 150 të burgosur, bëri të ditur Ministria ruse e mbrojtjes,
Të burgosurit rusë u liruan në territorin e Bjellorusisë dhe do të transferohen në Rusi. Në komunikatë thuhet se Emiratet e Bashkuara Arabe ndërmjetësuan në shkëmbimin.
“Për momentin, të gjithë pengjet ruse ndodhen në territorin e Bjellorusisë, ku u jepet ndihma e nevojshme psikologjike dhe mjekësore, si dhe mundësia për të vendosur kontakt me familjet e tyre. Të gjithë të liruarit do të transferohen në Rusi për trajtim dhe rehabilitim të mëtejshëm në objektet mjekësore të Ministrisë së Mbrojtjes”, theksoi Ministria përkatëse ruse.
foto: arkivi