Sudan: Mbi 75 për qind e fëmijëve në moshë shkollore nuk shkojnë në shkollë
- Mbi 75 për qind e fëmijëve në moshë shkollore nuk shkojnë në shkollë në Sudan, bëri të ditur sot organizata Shpëtoni Fëmijët (Save the Children).
Kartum, 11 shtator 2025 (MIA) - Mbi 75 për qind e fëmijëve në moshë shkollore nuk shkojnë në shkollë në Sudan, bëri të ditur sot organizata Shpëtoni Fëmijët (Save the Children).
Një studim i ri i kësaj organizate joqeveritare vlerëson se 13 milionë fëmijë nuk shkojnë në shkollë, nga gjithsesj 17 milionë fëmijë në moshë shkollore në vend, që shënon një nga krizat më të këqija arsimore në botë.
Rreth shtatë milionë nxënës të regjistruar në shkolla nuk kanë qasje në arsim për shkak të konfliktit ose zhvendosjes, ndërsa gjashtë milionë nuk janë të regjistruar fare në shkollë.
Që nga prilli i vitit 2023, në konfliktet e Sudanit kanë vdekur dhjetëra mijëra njerëz, miliona janë zhvendosur dhe është shkatërruar infrastruktura e vendit, duke përfshirë shkollat dhe spitalet.