• e premte, 28 qershor 2024

Studentët para MASH-it do të kërkojnë pagesë të bursave, vauçerë për transport, rikonstruksion të konvikteve të studentëve

Studentët para MASH-it do të kërkojnë pagesë të bursave, vauçerë për transport, rikonstruksion të konvikteve të studentëve

Shkup, 5 shkurt 2024 (MIA) - Studentët sot do të protestojnë para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, për shkak të, siç thonë, padrejtësive ndaj tyre dhe kundër punës joefikase të kësaj ministrie.

Përmes protestës studentët do të shprehin revoltën nga pagesën jo në kohë të bursave të vazhduara të studentëve, nga pagesa e vonuar e vauçerëve për transport, nga vonesa e pagesës pas lidhjes së marrëveshjeve për pagesën retroaktive të bursave dhe problemet me masën shujtë e subvencionuar studentore. 

Sipas tyre, ka nevojë për efikasitet më të madh të institucionit në të cilin, siç thonë, ka mosrespektim të afateve të dhëna dhe nuk ka koordinim mes departamenteve. 

null

Organizatorë të protestës, e cila është paralajmëruar në orën 14, janë Kuvendi i Studentëve Universitar të Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" në Shkup, bashkë me Kuvendet e Studentëve Universitarë në UCM dhe me mbështetjen e kuvendeve të studentëve universitarë të Universitetit "Shën Klimenti i Ohrit" - Manastir, Univeristetit "Goce Dellçev" - Shtip, "Nëna Terezë", AUE - FON dhe Amerikan Kolexh. 

ODAN - Organizata për Dialog dhe Afirmim të Nxënësve të Shkollave të Mesme i mbështet studentët dhe kërkesat e tyre. Përmes një kumtese ata kërkuan nga institucionet që tu kushtohet rëndësi konvikteve të studentëve, shujtës studentore, bursave të studentëve dhe problemeve të ngjashme të studentëve. Ju bëjnë thirrje që të konsultohen të gjitha shoqatat e studentëve në zgjidhjen e këtyre problemeve. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s/ Kuvendi Studentor Universitare - UCM

QËNDRONI TË LIDHUR